VIDEO| Galatasaray “zgjon” Liverpoolin në 3 të mëngjesit me fishekzjarrë para hotelit

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 13:28 | Futboll

VIDEO

Një natë pa gjumë për lojtarët e Liverpoolit në Stamboll. Para sfidës së sotme në fazën e grupeve të Champions League, tifozët e Galatasaray organizuan një spektakël të madh fishekzjarrësh jashtë hotelit ku po qëndronin “Reds”, rreth orës 3 të mëngjesit.

Mes atyre që u zgjuan nga gjumi ishin edhe yjet Mo Salah, Florian Wirtz dhe Alexander Isak, të cilët me shumë gjasë nuk e shijuan dot qetësinë para ndeshjes. Zhurma dhe drita e fishekzjarrëve u projektuan mbi fasadën e hotelit, duke lënë lojtarët pa mundësinë për të pasur një gjumë të plotë e të qetë.

Ky veprim konsiderohet si “përshëndetja” e parë e tifozëve turq, të njohur në gjithë Europën për pasionin dhe atmosferën e zjarrtë në stadium. Në Rams Park pritet një mjedis edhe më i frikshëm, me koreografi, flakadanë dhe brohoritje të fuqishme, shkruan A2 CNN.

Galatasaray, kampion në fuqi dhe fitues i tre titujve të fundit në Superligën turke, është në formë perfekte me shtatë fitore në shtatë ndeshje. Me lojtarë si Ilkay Gundogan, Leroy Sane, Victor Osimhen dhe Mauro Icardi, skuadra e Ozan Burak do të kërkojë një tjetër sukses. Liverpool, që vjen pas humbjes së parë në kampionat ndaj Crystal Palace, do të kërkojë të reagojë sot pavarësisht mungesave të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos