Champions League, përcaktohen çiftet gjysmëfinale

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 23:37 | Futboll

Champions League, përcaktohen çiftet gjysmëfinale

Interi dhe Arsenali i janë bashkuar Barcelonës dhe PSG në katërshen gjysmëfinaliste të Champions League.

Arsenalit, ekip që nuk provonte gjysmëfinalet e këtij kompeticioni që nga viti 2009, do të ndeshet me PSG, ndërsa Barcelona do të përballet me Interin, shkruan A2.

Inter dhe Bayern zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme në San Siro, që në fund u mbyll 2-2. Italianët kaluan në gjysmëfinale falë fitores 1-2 në duelin e parë.

Harry Kane gjeti rrjetën i pari, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Interi arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 58 me Lautaro Martinez, që tundi rrjetën pas një goditjeje këndi. Pas 3 minutash, Interi mori epërsinë 2-1 me Pavard që me kokë shënoi për 2-1. Por, gjermanët në minutën e 76 barazuan me Dier 2-2, por kjo nuk mjaftoi dhe italianët kaluan me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Në ndeshjen tjetër, Arsenal mposhti 2-1 Realin pasi kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë. Saka dhe Martinelli ishin autorët e golave për "Topçinjtë", ndërsa golin e vetëm për madrilenët e shënoi Vinicius.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos