Chelsea i ul çmimin Armando Brojës

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 08:32 | Futboll

Chelsea i ul çmimin Armando Brojës

Chelsea ka ulur çmimin e Armando Brojës, në përpjekje për ta shitur në një nga klubet e tjera të Premier League.

Për sulmuesin shqiptar, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpool, klubi londinez kërkonte 50 milionë sterlina, por, sipas "The Sun", mund të pranojë edhe një ofertë prej 40 milionësh.

Kjo ulje çmimi prej 20% tregon se Chelsea kërkon me ngulm që ta shesë Brojën në 36 orët e ardhshme.

Klubi më i interesuar për shqiptarin 22-vjeçar aktualisht është Fulham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos