Plagosi një 29-vjeçar në Krumë, dorëzohet në polici autori i dyshuar

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 12:27 | Kronikë

Plagosi një 29-vjeçar në Krumë, dorëzohet në

I shpallur në kërkim nga policia dhe pa mundësi për t’u fshehur, pas negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë, raporton A2 CNN. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen.

Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 08.09.2026, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin J. A., 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

“Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, shtetasi F. D. është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos