
Ernest Muçi ka qenë protagonisti kryesor i fitores 3-0 të Trabzonsporit në fushën e Samsunspor.
Fillimisht, talenti shqiptar dha asistin për Onuachu në minutën e 23 të ndeshjes me një harkim të telekomanduar, shkruan A2.
Goli i dytë, i shënuar po nga Onuachu, pa Muçin si protagonist në nisjen e aksionit.
Në fund, Muçi fitoi edhe një penallti, pasi një pasim i tij u prek me dorë në zonë nga lojtarët vendas. Nga pika e bardhë gjuajti vetë Muçi, i cili nuk gaboi, duke shënuar golin e 3-0.
Ky ishte goli i 9-të i kampionatit për sulmuesin shqiptar. (A2 Televizion)