Conference League, eliminohen ekipet e futbollistëve shqiptarë

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 23:45 | Futboll

Conference League, eliminohen ekipet e futbollistëve shqiptarë

AEK-u i Thomas Strakoshës dhe Stavro Pilos nuk ia doli të bënte mrekullinë në çerekfinalet e Conference League.

Pavarësisht fitores 3-1, ekipi grek nuk u kualifikua për më tej për shkak të humbjes 3 -0 në sfidën e parë ndaj Rayo Vallecano. Protagonist mbrëmjen e sotme u bë mbrojtësi i Kombëtares, Pilo, i cili asistoi nga rivënia anësore për golin e parë të grekëve, shkruan A2. 

Ndërkohë, shqiptari i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, nuk u preferua asnjë minutë në këtë sfidë.

Në sfidën tjetër, Mainz i Nelson Veiper humbi 4-0 ndaj Strasbourg, duke e bërë të pavlefshme fitoren 2-0 në Gjermani. 

Fitore pa kualifikim edhe për Fiorentinën, që triumfoi në shtëpi 2 me 1 ndaj Crystal Palace, por disfata 3-0 në Angli, i la jashtë italianët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos