
Lindita Pano nga Koalicioni pro familjes dhe jetës pati një debat të ashpër me aktivisten Elsa Ballauri në Off the Record në A2 CNN në lidhje me pr.ligjin për barazinë gjinore.
Sipas Panos, ky ligj është imponues dhe parashikon gjoba për njerëzit që nuk respektojnë “gjuhën me ndjeshmëri gjinore” dhe sanksione për kompanitë e bizneset që nuk caktojnë kuota për gjinitë e tjera.
“Ky pr.ligj është kthim me vulë në diktaturë sepse është imponues. Nëse nuk respekton gjuhën me ndjeshmëri gjinore ke gjoba, dhe gjoba shkon 1.6 mln për individët që diskriminojnë. Nëse një biznes nuk përfshin kuotat gjinore, transgjinore, transeksual, aseksualë, gjini e shumëfishtë, bizneset do kenë gjoba, pasoja. Është e imponuar. Sigurohet përfaqësimi 30-60% për çdo gjini. Kjo do shkatërrojë shtresën e mesme, meritokracinë. Kjo është një agjendë e mirësponsorizuar. Ju do t’iu qepeni bizneseve, klerikëve. Nëse unë do shkruaj në mesazh ka vetëm dy gjini, do të më trokasin në derë dhe do më thonë që ke diskriminuar”, tha Pano në A2 CNN për gazetarin Danglli. (A2 Televizion)
