Shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë, duam të kemi vetëm burrë dhe grua”  

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 19:29 | Aktualitet

“Z. president, populli i Shqipërisë ka nevojë për ndihmën tuaj”.

Ishte kjo një nga pankartat e shumta në protestën përpara Kuvendit nga shoqëria civile për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore. Sipas tyre ky projektligj cenon familjen shqiptare.

Burra, gra, fëmijë e të moshuar, ngritën zërin për të kundërshtuar projektligjin që jep hapësira interpretimi edhe për përcaktimin e gjinisë për tej mashull, femër, si dhe ndryshimin e saj në rast të orientimit të ndryshëm seksual.

Frika e pjesmarrësve në protestë është indoktrinimi i fëmijëve në arsimin parashkollor dhe atë parauniversitar.

Organizatorët e protestës ngrenë pretendime të forta se miratimi i këtij projektligji nuk kufizohet vetëm te përcaktimi i gjinisë.

Një debat ka patur edhe sa i përket hamendësimit se ky projektligj është kërkesë e BE për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në një shtet laik si Shqipëria, por me një bashkëjetesë fetare shembullore, familja ka qenë pika e dobët e secilit, ndaj kërkesa në protest është e qartë: Jo përçarje dhe devijime të familjes tradicionale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos