Aktivistja Dorina Mema solli në Off the Record me Andrea Dangllin rrëfimin e një nëne që kishte kaluar një situatë traumatike me një mjek në Shqipëri për këshillën që ai i kishte dhënë për fëmijën e tij.
Mema lexoi mesazhin që tregonte se mjeku i kishte thënë të bënte një analizë, por me shumë mundësi djali i saj do të bëhej femër, diçka kjo që u rrëzua në mënyrë kategorike nga mjekët e huaj ku ajo shkoi për një mendim të dytë.
“Do të doja të ndaja një histori për çështjen e gjinisë, por kur na prek na dhemb edhe më tepër. Unë kam djalin me paralizë cerebrale, ngaqë ka lindur në muajin e gjashtë nuk ka pasur kohën e zhvillimit normal, në organin gjenital. Problemi zgjidhet përmes dy operacioneve që ia kanë rekomanduar dhe mjekët. Në Shqipëri, te QSUT doktori më tha të bëjë një analizë gjenetike dhe që djalin mund të ma kthejnë në vajzë, gjë që më shkaktoi traumë. U largova jashtë vendit për një analizë të dytë. Kur më thanë që djali nuk ka nevojë për atë analizë dhe me dy operime kthehet në normalitet. Emri i mjekut është Kollçaku dhe ka sugjeruar ndryshimin e gjinisë”, tha Mema në A2 CNN. (A2 Televizion)
