
Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League.
Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman, u zëvendësua nga Yunus Musah në minutën e 75, ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juric, i cili iu afrua nigerianit dhe i kapi krahun duke i folur ashpër.
Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit i ndau, duke e dërguar futbollistin përsëri në stol, shkruan A2.
Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës shpjegoi se çfarë ndodhi me lojtarin në momentin e zëvendësimit: “Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi përjetuar këto situata. Ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon".
Lookman and Juric going at it???????? pic.twitter.com/0X9z9iRtXv
— DB (@BirdyShirts) November 5, 2025
(A2 Televizion)
