Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Nga Edi Ruçi
19 Dhjetor 2025, 21:23 | Futboll

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen

Ndërpritet ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës. Tensione në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve në fushë ka nxitur tifozat vendas. Disa tifozë janë futur në fushë dhe kanë goditur edhe lojtarët.

Ka patur ndërhyrje të policisë dhe janë shoqëruar disa persona në polici për këtë akt të dhunshëm, shkruan A2 CNN.

Ka ndërhyrë policia e Vlorës duke larguar komplet tifozërinë nga tribuna C e stadiumit ku qëndron tifozëria ultrase e flotës kuq e zi.

Edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë në stadium për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike pas tensioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos