
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 65-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip "Volksëagen".
Po ashtu bëhet e ditur se 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak-Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)