
Disa adoleshentë në Vlorë i kanë vendosur flakën katër palmave që ndodhet në zonën tek ish-akademia e Marinës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se adoleshentët e kryenë këtë akt thjesht ‘për një lojë’, megjithëse nuk është aspak e tillë.
Më pas për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë forcat zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)