Real Madrid ka konfirmuar se Kylian Mbappe ka pësuar dëmtim. Sulmuesi francez u zëvendësua në ndeshjen me Atalantën në pjesën e parë.
Ylli i Realit ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, për të cilin klubi nuk jep detaje për rikthimin, por koha e rikuperimit mendohet të jetë 10 ditë.
Mbappe rrezikon kështu seriozisht pjesëmarrjen në Kupën Interkontinentale. Real Madrid do të luajë të mërkurën e ardhshme dhe pavarësisht dëmtimit, francezi me shumë gjasa do të udhëtojë me skuadrën në Katar, atje ku zhvillohet ky kompeticion.
Me të mbërritur atje, do të vlerësohet gjithçka nga stafi mjekësor, që do të japë ose jo aprovimin që Kylian Mbappe të zbresë në fushë. (A2 Televizion)