Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është mbyllur pa gola edhe pse emocionet ishin të shumta në momentet e fundit të takimit.
Bardheblutë e drejtuar nga Magani ishin shumë pranë fitores në këtë sfidë pasi fituan një penallti në shtesë pasi topi u prek me dorë nga një prej futbollistëve të Partizanit. Megjithatë, në minutën e 7 të shtesës, Prenga goditi, por penalltia u prit nga portieri i Partizanit.
Pas 15 javëve të para, Partizani udhëheq renditjen me 28 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e 7 me 16 pikë. (A2 Televizion)