Armando Broja është kthyer te Chelsea, pasi transferimi i tij tek Ipswich Town ka dështuar.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano sulmuesi shqiptar është kthyer në ambientet e klubi londinez, por me mundësi të pakta për t’u kthyer në skuadrën e parë, pas vendimit të trajnerit Enzo Maresca.
Kështu, Broja ka më pak se tri ditë që të gjejë një skuadër të re.
Chelsea po punon në shitjen e tij përfundimtare, por që do të pranonte edhe huazimin. (A2 Televizion)