Edon Zhegrova shënon dhe kalon Lille në grupet e Champions League

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 11:02 | Futboll

Edon Zhegrova shënon dhe kalon Lille në grupet e Champions League

Edon Zhegrova udhëheq Lilën drejt grupeve të Champions League. Sulmuesi i kombëtares kosovare po kalon një periudhë të artë me francezët e Lilës. 25 vjeçari ishte protagonist mbrëmjen e të mërkurës teksa realizoi një gol spektakolar në duelin e kthimit ndaj Slavias së Pragës, i vlefshëm për fazën “Play Off” të Champions-it.

Në minutën e ‘77 kur vendasit ishin avantazhin e një goli, shqiptari riktheu shpresat e francezëve teksa goditi me të majtën nga jashtë zone me topin që shkoi në cepin e portës.

Vendasit rikthyen sërish avantazhin vetëm 8 minuta më vone por kaq nuk mjaftoi pasi në fund festa ishte e Lille që mori një biletë në grupe falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë, ku sërish në një prej golave, Edon Zhegrova ishte protagonist. 

Qarabagu i Redon Xhixhës u eliminua nga kroatët e Dinamo Zagrebit pasi u mund me shifrat 2-0 në shtëpi. Marko Pjaca dhe Silva ishin dy protagonistët kryesor të takimit që me golat e tyre i dhanë një biletë ekipit kroat për të kaluar më tej.

Sa i përket futbollistit shqiptar Redon Xhixha, ai nuk u preferua nga trajneri azer duke e ndjekur të gjithë ndeshjen nga pankina.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos