Espanyoli i Marash Kumbullës ka ndalur në barazim 0-0 Atletico Madridin, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë duel dhe la fushën në minutën e 64-t, duke qenë një nga më të mirët për skuadrën e tij, siç raporton A2.
Atletico e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55 me Riquelme, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ky ishte barazimi i dytë në 3 ndeshje për Atleticon dhe pika e parë për Espanyolin.
Skuadra e Marash Kumbullës në duelin e radhës do të përballet me Rayo Vallecanon e Ivan Balliut. (A2 Televizion)