Dinamo shkatërron Tiranën, bardheblutë në "errësirë" të plotë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 08:26 | Futboll

Dinamo shkatërron Tiranën, bardheblutë në

Dinamo ka shkatërruar Tiranën, duke fituar me shifrat 6-2 në "Air Albania".

"Blutë" e mbyllën ndeshjen që në fillim, duke shënuar tre gola të njëpasnjëshëm (Guindo, Qardaku dhe Bregu), teksa bardheblutë kishin hyrë në fushë pa motivim.

Goli i Rafael për Tiranën para pushimit ishte thjesht për statistikë. Më pas, Vila, përsëri Qardaku dhe Bregu me penallti çuan në 6 numrin e golave për “Nëndetësen”, ndërsa Tare shënoi dhe golin e dytë për Tiranën.

Shifrat mund të ishin më të thella, por në fund Vila shpërdoroi një penallti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos