
Interi nuk tregoi mëshirë, teksa mposhti me rezultatin 5-1 Venecian, në duelin e zhvilluar në “San Siro”, të vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.
Zikaltërit e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, shkruan A2.
Diouf hapi serinë e golave në minutën e 18, ndërkohë që Esposito dhe Thuram çuan shifrat në 3-0.
Në pjesën e dytë, Thuram do të kompletonte dopietën personale, para se miqtë nga Seria B të shënonin golin e nderit me Sagradon.
Bony vulosi rezultatin 5-1 për Interin, që në raundin e ardhshëm të Kupës së Italisë do të përballet me fituesin e çiftit Roma-Torino. (A2 Televizion)