All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dhunë në Kategorinë e Parë, humb ndjenjat arbitri i katërt

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 18:08 | Futboll
All - Paragraf - 1



Një tjetër akt dhune është regjistruar këtë të shtunë në futbollin shqiptar, ku është goditur me sende të forta gjyqtari Blerim Ziri.

All - Paragraf - 3

Incidenti ndodhi në Stadiumin "Loni Papuçiu" gjatë ndeshjes  Apolonia-Vora ku tifozët miq goditën me stol gjyqtarin e katërt të takimit Blerim Ziri, i cili humbi ndjenjat për disa sekonda.

Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe pankina e Apolonisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut pa dëmtime të mëdha.

Pas këtij incidenti tifozët tentuan të hyjnë në fushë dhe shkatërruan hekurat, por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët shoqëruan disa prej tyre. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos