All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vdes futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 13:57 | Futboll
All - Paragraf - 1

Futbollisti i Egnatias, Rafael Dwamena, ka ndërruar jetë në spital. 28-vjeçari ra pa ndjenja në fushën e lojës në ndeshjen Egnatia-Partizani pas problemeve në zemër.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë në fushën e lojës, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.

All - Paragraf - 3

28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2021 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Ndërkohë, lojtarët e të dyja ekipeve u futën në dhomat e zhveshjeve. Delegati i takimit ka konfirmuar se ndeshja Egnatia-Partizani nuk do të vazhdojë.

Dwamena e nisi karrierën në Europë në vitin 2014 me skuadrën e Liefering në Austri, ku qëndroi dy sezone. Më pas, ai kaloi te Lustenau, ku në 20 ndeshje realizoi 18 gola. Në 3 sezone, ai u bë pjesë e Zurich në Zvicër, ku në 51 ndeshje realizoi 21 gola. Në vitin 2018, futbollisti bëri hapin e madh duke kaluar në La Liga, pjesë e Levantes ku u aktivizua në 12 ndeshje. Më pas, kaloi te Zaragosa në Liga 2. Ndërkohë, në sezonin 2021-2022, kur ishte pjesë e skuadrës së Linz, Dwamena humbi ndjenjat në një ndeshje për shkak të problemeve në zemër. Mjekët i vendosën një aparat dhe i rekomanduan që të mos luante më futboll. Megjithatë, ai u bë pjesë e Egnatias në gjysmë të sezonit të kaluar dhe në 28 ndeshje realizoi 20 gola. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos