VAR-i i heq Lecces së Ramadanit përmbysjen ndaj Milanit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 17:05 | Futboll

VAR-i i heq Lecces së Ramadanit përmbysjen ndaj Milanit

Milani vijon mungesën e fitoreve në kampionatin italian të futbollit tashmë prej 4 javësh radhazi.

Kuqezinjtë kanë bërë një hap fals këtë të shtunë ndaj Lecces duke barazuar 2-2, ndonëse kryesonin në pjesën e parë të takimit me dy gola.

Ishin Oliver Giroud dhe Reijnders ata që shënuan për djemtë e Piolit, teksa vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën rrugën e rrjetës dy herë me Sansone dhe Banda.

Lecce gjeti dhe golin e përmbysjes së madhe në sekondat e fundit të takimit me Piccoli, por VAR-i shpiku një faull dhe arbitri e anuloi atë.

Duhet vlerësuar në këtë takim forma e mirë e Ramadanit të kombëtares tonë, teksa në anë e Milanit lajm i keq ishte dëmtimi i Leao, i cili la fushën e lojës në minutat e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos