Dinamo ka fituar 2-1 ndaj Laçit dhe është ngjitur përkohësisht në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore.
"Blutë" dominuan takimin e luajtur në Elbasan, teksa kërkuan me ngulm golin që në fillim dhe e gjetën me Mandelën, shkruan A2 CNN.
Më pas, dyfishuan shifrat pas kundërsulmit perfekt të Zabërgjës.
Laçi provoi në të gjithë mënyrat të shënonte dhe në fund ia doli të gjente rrjetën, në minutën e 7 shtesë, por ishte shumë vonë për të kthyer fatin e sfidës, e cila sheh Dinamon që falë këtyre tre pikëve ngjitet në kreun e Superiores.
(A2 Televizion)