Shënoi golin e fitores me City-n, tifozja shpërblen sulmuesin e Villa-s, e fton për një video erotike

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 10:50 | Futboll

Aston Villa arriti një fitore të madhe ndaj Manchester Cityt në mesjavë, duke parakaluar djemtë e Pep Guardiolës në renditjen e Premier League.

Protagonist i ndeshjes ishte Leon Bailey, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

Performanca e shkëlqyer dhe goli që vlen tri pikë, s’kishte si të mos shpërbleheshin me një dhuratë për sulmuesin. Por, ajo është disi e pazakontë për futbollistin.

Kjo pasi, bukuroshja Alice Grace, që është vetëshpallur tifoze e zjarrtë e Villa-s, e ka ftuar Bailey për të luajtur në një film pornografik.

Surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi sulmuesi xhamaikan ka të përfshirë në ofertë edhe mikeshën e Alicë, yllin e pornografisë Elle Brooke.

"Do të doja të ftoja Leon Bailey dhe Elle Brook për të bërë një film", shkroi Alice Grace në platformën X.

Ftesa e saj e pazakontë nxiti një mori reagimesh nga fansat e Aston Villa-s në rrjetet sociale.

"Ky është motivimi i duhur për lojtarin", shkroi një prej tyre.

Megjithatë, deri më tani, vetë Bailey nuk i është përgjigjur ftesës së pornostares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos