Oferta nga Anglia e Italia për merkaton e janarit, Chelsea merr vendimin për Brojën

Nga Erald Kodhelaj
8 Dhjetor 2023, 15:40 | Futboll

Oferta nga Anglia e Italia për merkaton e janarit, Chelsea merr vendimin

Armando Broja nuk do të largohet nga Çelsi gjatë merkatos së janarit. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Anglia, rreth së ardhmes së yllit shqiptar.

Fulham, klubi i Londrës Perëndimore kërkonte shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Përveç skuadrës së Premier Ligës angleze, interes për Brojën kishte edhe nga Torino në Serie A italiane.

Megjithatë, trajneri Mauricio Poçetino vendosi ta mbajë 22-vjeçarin te Çelsi, të paktën deri në fund të sezonit. Sulmuesi kuqezi vlerësohet 30 milionë stërlina në merkato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos