Fieri përgatitet për ndeshjen e Kombëtares me një flamur gjigant kuqezi

Nga Çaku Tafa
26 Mars 2026, 14:54 | Futboll

Fieri përgatitet për ndeshjen e Kombëtares me një flamur

Në zemër të qytetit të Fierit, një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbi një godinë, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion.

Flamuri me shqiponjën dykrenare mbulon pothuajse të gjithë fasadën, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes për kalimtarët, shkruan A2.

Kjo iniciativë e tifozerisë së zjarrtë fierake vjen në kuadër të ndeshjes Poloni-Shqipëri, duke reflektuar mbështetjen e fortë për Kombëtaren dhe duke krijuar një atmosferë festive në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos