Bordi i Transparencës merr vendimin: Ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 17:20 | Ekonomi

Bordi i Transparencës merr vendimin: Ja çmimet e reja për

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja për çmimet e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi ditën e sotme më 26 mars, në orën 18:30.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen si rezultat i lëvizjeve në bursën Platts të Mesdheut, ku benzina është ulur me -3.35 dollarë për ton, ndërsa gazoili me -7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars 2026.

Si rrjedhojë, çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil (naftë), i standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 203 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 163 lekë për litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos