''Finalja'' e kuqezinjve, kombëtarja mbërrin në Varshavë, stërvitja e fundit në mbrëmje

Nga Dea Kozma
25 Mars 2026, 16:43 | Futboll

''Finalja'' e kuqezinjve, kombëtarja mbërrin

Kombëtarja shqiptare mbërriti mesditën e kësaj të mërkure në Varshavë aty ku të enjten do të luajë ndeshjen me Poloninë. E gjithë vëmendja është aty dhe shumë ekspërtë madje e kanë konsideruar  dhe “ndeshjen e jetës” pasi një sukses mund t'i shtonte dhe më shumë shanset kuqezinjve për një biletë në botëror, shkruan A2CNN.

Sipas programit, kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe një seancë të fundit stërvitore në Varshavë, sot në mbrëmje, për të qenë gati për duelin e të enjtes. Të gjithë shpresojnë për një rezultat pozitiv në duelin që do të përcaktojë se cili ekip do të shkojë në finale të play off-it.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos