E pamundura ndodh në Old Traford, United nga ferri në parajsë në 7 minuta, eliminohet Lazio

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 10:24 | Futboll

E pamundura ndodh në Old Traford, United nga ferri në parajsë

Bodo Glimt shkruan historinë duke u bërë skuadra e parë norvegjeze që arrin në një gjysmëfinale europiane. Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, ekipi i Knutsen kaloi më tej vetëm falë penalltive pasi në Olimpiko koha e rregullt dhe shtesa u mbyll me rezultatin 3-1.

Fillimisht ishte Castellanos që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të. Një gol që i dha zemër kryeqytetasve italian për të shtuar presionin. Noslin realizoi në minutën e 93-të me një goditje të shpejtë në zonë çfarë bëri që ndeshja të shkonte në shtesë. Aty Dia kaloi në avantazh Lazion përpara se Helmersen të barazonte sërish shifrat. Fituesi i këtij çifti do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku norvegjezët e Bodo Glimt ishin më të saktë dhe fituan 3-2.

Detyra ishte më e lehtë për Tottenham, që siguroi kualifikimin duke mposhtur minimalisht Eintracht Frankfurt. Heroi i takimit ishte Solanke që ktheu në gol një penallti dhe kaq mjaftoi për të marr një biletë për më tej.

Spektakël kishte në Old Trafford atyy ku Manchester United eliminoi Lyon pas 120 minutash lojë. Pas barazimit 2-2 në takimin e parë llogaritë ishin të hapura në Manchester me dy ekipet që e nisën vrullshëm që në fillim. Manuel Ugarte  realizoi që në minutën e 10 ndërsa Dalot në fundin e pjesës së parë çoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë, United është pranë golit të tretë me Garnacho. Në pjesën e dytë, francezët u hodhën në sulm dhe  ngushtuan diferencat me Tolisso ndërsa gjashtë minuta më vonë vjen barazimi.

Gjërat për Lion u vështirësuan dhe më shumë kur Tolisso u ndëshkua me karton të kuq. Kaq mjaftoi që fituesi të caktohej në shtesë. Cherki dhe Lacazette lanë dhe firmën e tyre në këtë spektakël, por asgjë nuk mbaroi me kaq.

Një penallti tjetër e rikthen United në lojë me autor Bruno Fernandes që ngushtoi rezultatin në 4-3. Në minutat e fundit ishte Mainoo që barazoi shifrat dhe shpërtheu festën në stadium. Në fund ishte rradha e Maguire që vulosi fitoren 5-4 në minutën e 121-ën dhe i siguron Manchester United kualifikimin në gjysmëfinale.

Në takimin tjetër, Bilbao mundi 2-0 Rangers. Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami u aktivizua vetëm 5 minutat e fundit të sfidës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos