Sot në mbrëmje është radha e Europa League që të shpërndaje 4 biletat e saj për në gjysmëfinale.
Vëmendja është në Olimpiko aty ku Lazio ka detyrën e vështirë për të përmbysur norvegjezët e Bodo Glimt. Kryeqytetasit e Italisë u mundën 2-0 në ndeshjen e parë dhe për këtë duhet që të shënojnë të paktën dy gola që takimi të shkojë në shtesë.
Trajneri Marco Baroni është i bindur se skuadra e tij do të bëjë një tjetër paraqitje në Stadio Olimpico edhe pse do të duhet të bëjë pa Tavares dhe Patrik. Nga ana tjetër Norvegjezët ëndërrojnë për të hyrë në histori duke u bërë skuadra e parë norvegjeze që arrin një gjysmëfinale në një kompeticion europian.
Kualifikimi është i hapur në sfidën Manchester United-Lyon. Pas barazimit 2-2 në takimin e parë në Old Trafford do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet më tej.
Kjo do të jetë hera e tretë që United përballët me francezët e Lion në garat europiane me djajtë e kuq që kanë fituar dy takimet e mëparshme. Francezët do e kënë shumë të vështirë pasi jo vetëm historia po edhe statistikat janë në favor të United. Djajtë e kuq mbeten të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në Europa League këtë sezon, me 6 fitore dhe 5 barazimi.
Për një biletë në gjysmëfinale do të luftojë sot dhe Frankfurt me Tottenham. Ndeshja e parë në Angli përfundoi me rezultatin 1-1 dhe për këtë kualifikimi do të vendoset sot në Frankfurt.
Në çerekfinalen tjetër Atletik Bilbao pret në shtëpi Rangers me takimin e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura. Të gjitha ndeshjet do të luhen sot duke nisur prej orës 21:00. (A2 Televizion)