Trofetë individualë janë të rëndësishëm në botën e futbollit, por Sondre Dvergsdal, ndoshta nuk do ta harroj kurrë atë çka i dhuruan pas ndeshjes së fundjavës.
Klubi i Varhaug, i cili luan në ligën e pestë të Norvegjisë priti rivalët e tyre Bryne për një derbi lokal në Kupën e Norvegjisë të dielën.
Bryne bëri bujë muajin e kaluar kur i dorëzoi portierit Jan de Boer katër kuti me vezë si çmimi i tyre i çuditshëm për njeriun e ndeshjes, por Varhaug, nga po e njëjta zonë fshatare, si Rogaland, u përpoq të provonte se ata janë "ekipi i vërtetë i fermerëve" në qarkun jugperëndimor.
Dhe pas humbjes së tyre 4-0, zyrtarët i dhuruan yllit Sondre Dvergsdal, i cili ishte lojtari i ndeshjes një derr të sapo therur, që mund të peshonte rreth 50 kg.
"Ne arritëm në përfundimin se duhej të bënim më shumë se banorët e qytetit nga Bryne. Fermerët e vërtetë vijnë nga Varhaug", tha menaxheri i klubit, Sigrid Lode Knutsen.
Ndërkohë, Bryne, ish-klubi i Erling Haaland , janë zotuar të vazhdojnë të shpërblejnë lojtarët e tyre me prodhime vendase.
Shefi i marketingut Hagerup Roken tha: "Është e vetëkuptueshme që ne do të shpërndajmë ushqime si çmime për lojtarët tanë më të mirë." (A2 Televizion)