Momente tensioni në minutat e fundit të ndeshjes Inter-Bayern Munchen.
Në rezultatin 2-2, bavarezët kërkonin golin që do u jepte kualifikimin dhe Josip Stanisic reagoi në mënyrë të pakëndshme ndaj njërit prej djemve që mbledhin topat anës fushës, shkruan A2.
Kroati i Bayern e shtyu djaloshin me forcë pasi ky i fundit largoi një top për të vonuar disa sekonda lojën. Nga shtyrja, djali ra nga stoli ku ishte ulur. Futbollistët e Interit reaguan dhe nisi një sherr në fushë.
Sot, Stanisic kërkoi ndjesë për veprimin që bëri.
“Çdo skuadër mundohet të vonojë lojën. Ndoshta ishte pak budallallëk nga ana ime dhe më vjen keq që e shtyva djalin. Në atë moment isha pak i bezdisur nga fakti që po bënin këto lojëra. Më dukej e tepruar”, tha futbollisti kroat.
(A2 Televizion)