Egnatia bën goditje në merkato, afron mbrojtësin e kombëtares

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 11:47 | Futboll

Egnatia bën goditje në merkato, afron mbrojtësin e

Frederik Veseli është goditja më e fundit e ekipit të Egnatias.

Mbrojtësin e Kombëtares do ta shohim që këtë sezon në Kategorinë Superiore, në tentativën e radhës së Egnatias për të mbrojtur titullin kampin.

Klubi rrogozhinas njoftoi në rrjetet sociale se ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me qendërmbrojtësin kuqezi.

Frederic Veseli është formuar si futbollist te Manchester United, ai momentalisht ishte pa ekip, ndërsa tani bëhet vlerë e shtuar e Egnatias dhe Superligës Shqiptare.

Veseli ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa është aktivizuar në disa klubeve si Manchester City, Manchester United, Ipswich Town, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana, Benevento , Fatih Karagümrük. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos