Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë, deklaroi se në grupin tonë gjithçka është e hapur, shkruan A2 CNN.
“Gjithçka është e hapur dhe në këtë grup mund të ndodhë gjithçka, pavarësisht nëse luan në shtëpi apo jashtë. Ne kemi një avantazh të vogël sepse luajmë në shtëpi dy ndeshjet e radhës, por ne kemi fituar ndaj Gjeorgjisë jashtë dhe kemi humbur brenda. Ne tani duhet të përgatitemi mirë për dy ndeshjet në shtëpi, do të jetë shumë e vështirë dhe gjithçka është e hapur për secilin ekip”, tha Sylvinho.
Në lidhje me ndryshimet që bëri Sylvinho nga ndeshja e para 3 ditëve, trajneri i kuqezinjve u përgjigj: “Balliu, Ajeti dhe Tuci luajtën shumë mirë, por unë i falenderoj të gjithë lojtarët, pasi ne jemi një grup i bashkuar dhe grupi bën diferencën. Të gjithë e kuptojnë situatën dhe disa prej tyre ishin shumë të lodhur”. (A2 Televizion)