Dinamo City zbret sot në fushë me një objektiv të qartë: përmbysjen dhe kualifikimin në raundin tjetër të Conference League.
Blutë nisen nga disavantazhi i humbjes 1-0 në transfertë ndaj Audës, ndaj në “Elbasan Arena” gjithçka mbetet e hapur. Skuadra e Ilir Dajës ka nevojë për një reagim të madh përballë letonezëve dhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë një faktor i rëndësishëm.
I vetmi që mungon është Fabian Perndreca, i cili në sfidën e parë u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa tjetër është gati dhe në dispozicion të trajnerit Daja.
Duhet të jemi agresivë, po aq shumë sa të kemi një shkallëzim shumë të mirë që të mos i lëmë hapësirë kundërshtarit, për të mos realizuar kundërsulme, sepse e kanë një pikë relativisht të mirë.
Të them të drejtën, në të gjithë karrierën, ku kemi pasur disa raste ku jemi kualifikuar edhe me penallti, nuk i kam punuar penalltitë përpara, sepse e di që është tjetër gjë t’i gjuash në stërvitje dhe tjetër në ndeshje.
Ka doza emocionale të ndryshme. Por, u kam dhënë prioritet gjithmonë lojtarëve që marrin kurajën për të goditur.
“Absolutisht që besojmë tek kualifikimi, sepse kemi punuar shumë. Bëhet fjalë për një punë që nuk ka nisur vetëm këtë vit, por në vazhdimësi. Edhe me ndihmën e lojtarëve që kanë ardhur, besoj se e kanë kuptuar filozofinë që kemi ne si klub dhe atë që trajneri kërkon. Duke i bashkuar gjithë këto komponentë bashkë, absolutisht që kemi besim.''
Një fitore me dy gola diferencë do t’i siguronte kualifikimin, ndërsa çdo rezultat me një gol avantazh do ta çonte sfidën në shtesë.
Dinamo kërkon të shkruajë historinë me një tjetër kapitull në Europë.Dueli Dinamo-Auda do të luhet sot në orën 21:00 në “Elbasan Arena”. (A2 Televizion)