Fshati turistik i Linit në Pogradec tashmë ka marrë një tjetër status dhe rëndësi, kulturore dhe historike.
Ai është shpallur Ansambël Arkitektonik, nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për shkak të gjetjeve arkeologjike dhe stilit të jetesës dhe ndërtimeve që vijon të ruhet edhe sot dhe që e rendisin si një nga vendbanimet më të hershme të Europës.
Për arkeologen Froseda Tole, që ka ndjekur disa nga zbulimet në fshatin Lin, shumë mirë ai mund të cilësohet edhe si një Ansambël Arkeologjik.
Drejtoresha e Trashëgimsië Kulturore për Qarkun e Korçës shprehet se tashmë me këtë status çdo lloj ndërtimi në fshatin e Linit duhet të jetë në përputhje dhe harmoni me atë që ky fshat përfaqëson dhe për ndërtime më masive do të kërkohet miratim edhe nga UNESCO.
Përveç kritereve në ndërtime, tashmë zona duhet të ketë një vëmendje më të shtuar edhe ndaj fluksit të turistëve, të cilët janë shtuar ndjeshëm pas çdo zbulimi që e vendos këtë fshat si një ndër vendbanimet më të hershme të Europës. (A2 Televizion)
