
Milani ka barazuar 1-1 në transfertën ndaj Atalantës, në javën e nëntë të Serisë A.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e katërt, pas një goditjeje nga distanca të Samuele Ricci, i cili shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.
Atalanta barazoi në minutën e 35 me Lookman, shkruan A2.
Me këtë barazim, Milani e sheh veten 3 pikë larg Napolit kryesues. (A2 Televizion)
