Egnatia mbyll bashkëpunimin me trajnerin Edlir Tetova

Nga A2 CNN
3 Maj 2026, 12:00 | Futboll

Egnatia mbyll bashkëpunimin me trajnerin Edlir Tetova

Klubi i Futbollit Egnatia ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me marrëveshje të dyanshme. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen për shkak të gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe stresit të përjetuar gjatë periudhës së fundit.

Klubi e falënderon Tetovën për kontributin dhe përkushtimin në drejtimin e skuadrës, duke vlerësuar rezultatet e arritura së bashku.

KF Egnatia i uron trajnerit shëndet dhe suksese në të ardhmen, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ri në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos