
Barcelona ka fituar në transfertë ndaj Osasunës me rezultatin 1-2, duke pritur zyrtarizimin e fitimit të titullit kampion në Spanjë ditën e dielës.
Të tre golat e takimit u shënuan në minutat e fundit, shkruan A2.
Lewandowski në minutën e 81 dhe më pas Torres i dhanë 3 pikët katalanasve. Goli i Garcia për Osasunën pati vlerë vetëm për statistika.
Nëse Real Madrid nuk fiton të dielën ndaj Espanyol, Barcelona do të shpallet kampion. (A2 Televizion)