Indrit Tuci është padyshim njeriu i momentit te Sparta e Pragës. Sulmuesi 23-vjeçar ka bërë heroin në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit çek për ekipin kryesues, duke dhënë asist dhe shënuar një gol.
Ylli kuqezi asistoi në mënyrë perfekte në minutën e 38-të Haraslin, i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin Spartës përballë Jablonec në transfertë.
Sulmuesi lezhjan nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë gjeti vetë golin. Tuci shënoi në minutën e 68-të për të çuar shifrat në 0-2. Sfida u mbyll me fitoren 1-2 të ekipit kryeqytetas, pasi vendasit ngushtuan rezultatin me Martinez në minutën e 89-të.
⚽ Jablonci nebyl kvůli faulu uznán vyrovnávací gól a o několik minut později Sparta dala na 2:0. Po centru Preciada se prosadil Indrit Tuci. ???? #chanceliga pic.twitter.com/cjwZkehU4F
— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) August 17, 2024
Indrit Tuci po kalon një formë të mrekullueshme me kryesuesit e tabelës në “Chance Liga”, teksa gjeti golin edhe në sfidën e javës së kaluar përballë Bohemians. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me kampionatin çek edhe pse u afrua nga Sparta e Pragës vetëm në janar të këtij viti.
Me formën e mirë që po kalon 23-vjeçari i dërgon edhe një mesazh teknikut të kombëtares Sylvinho, i cili duhet ta ketë në konsideratë për repartin ofensiv gjatë fushatës së Shqipërisë në Nations League. (A2 Televizion)