Çekia në alarm, shpërbëhet mbrojtja para Shqipërisë, mungon edhe Patrick Schick

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 13:31 | Futboll

Çekia në alarm, shpërbëhet mbrojtja para

Republika Çeke në alarm mungesash përpara ndeshjes me Shqipërinë. Rivalët e Kombëtares do të paraqiten në Tiranë pa mbrojtje. Kjo për shkak se Ladislav Krejčí i Girona-s, Martin Vitík i Spartës dhe David Zima i Slavia-s nuk janë grumbulluar për arsye shëndetësore.

Të tre këta janë lojtarët që janë aktivizuar më së shumti në repartin difensiv gjatë muajve të fundit, madje dy të parët kanë qenë titullarë të padiskutueshëm. Trajneri Ivan Hašek nuk do të ketë në dispozicionas Lukáš Kalvach, mesfushorin e Viktoria Plzen, që është një prej alternativave në stolin e rezervave, shkruan A2.

Një mungesë e madhe është edhe ajo e sulmuesit Patrik Schick. Edhe pse gjatë fundjavës që kaloi ai shënoi me ekipin e Bayer Leverkusen, 28-vjeçari nuk është në dispozicion të përfaqësueses për ndeshjet e Nations League.

Kjo është arsyeja përse në ekip është grumbulluar Patrizio Stronati, i cili ka pasaportën çeke por edhe atë italiane. Mbrojtësi i cili luan në Hungari te Akademia Puskas, regjistron katër ndeshje me përfaqësuesen, vetëm në miqësore.

Në ekip është grumbulluar për herë të parë mesfushori i Ostravas, Jiří Boula, teksa Matěj Šín pret të luajë ndeshjen e parë me ekipin. Të premten Çekia do të zbarkojë në Tiranë për stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp përpara duelit të së shtunës, më 16 nëntor, në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos