Bota e futbollit në Ekuador është në zi pas vdekjes tragjike të mesfushorit 22-vjeçar, Marco Angulo. Ai ndërroi jetë pas 35 ditësh në spital, duke mos arritur të fitonte betejën me pasojat e një aksidenti të rëndë automobilistik, në të cilin kishte pësuar lëndime të rënda.
Angulo, një lojtar i talentuar dhe me një të ardhme premtuese, ishte pjesë e ekipit të Liga de Quito dhe kishte luajtur edhe në Major League Soccer (MLS) në SHBA.
Angulo ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të De Quito dhe gjithashtu kishte shënuar 3 paraqitje me kombëtaren e Ekuadorit, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë. (A2 Televizion)