Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juventusit, ka folur për merkato e transferimeve dhe situatën e skuadrës në një intervistë për Sky Sport. Duke komentuar mundësinë e një transferimi të Milan Skriniar, ai tha: "Po shqyrtojmë disa mundësi, por ende është herët për të marrë vendime. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të presim momentin e duhur".
Giuntoli, gjithashtu foli për garën në kampionat, duke theksuar se është një sezon emocionues, me shumë skuadra në krye dhe pretendente.
"Ne kemi pasur disa lëndime, por falë punës së trajnerit dhe të gjithë lojtarëve jemi ende aty, sepse nuk duhet të heqim dorë nga ëndrrat", tha ai. Për trajnerin Thiago Motta dhe lojtarët e rinj, ai shprehu kënaqësi për angazhimin dhe zhvillimin e skuadrës, duke e cilësuar Juventusin si skuadrën e dytë më të re në kampionat.
Për Locatellin, ai e cilësoi si një lojtar të jashtëzakonshëm, duke theksuar se veçoritë e tij mund të nxirren më shumë nëse vazhdon të punojë me Motta. Po ashtu, Giuntoli shprehu krenari për talentin e ri, Savona, dhe për progresin e tij të shpejtë. Lidhur me Yildiz, ai theksoi rëndësinë e durimit për të rritur një lojtar të tillë të ri, duke i dhënë kohën e duhur për të treguar potencialin e tij. (A2 Televizion)