Ernest Muçi e sheh nga stoli turpërimin e Besiktas

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 08:05 | Futboll

Ernest Muçi e sheh nga stoli turpërimin e Besiktas

Ndeshjet e së enjtes në Europa League kanë dhuruar rezultate shumë interesante.

Shembulli konkret është Roma, e cila synonte që të bënte hapa të rëndësishëm para në ndeshjen përballë Athletic Bilbaos. Ekipi i Juric kaloi në avantazh me Dovbyk në pjesën e parë, por nuk ia doli të administronte epërsinë deri në fund, kur u barazua nga Paredes, shkruan A2.

Edhe Eintracht Frankfurt është ndalur në shtëpi përballë Viktoria Plzen, në një ndeshje që po e fitonte me shifrat 3-1 deri pak minuta para fundit, por çekët ia dolën të shënonin dy gola për të çuar sfidën në barazimin përfundimtar 3-3.

Një kapitullim i plotë pa kushte ishte ai i Besiktas përballë Ajax, duke u mundur 4-0 në Amsterdam. Ernest Muçi ishte në stol në këtë sfidë dhe nuk u aktivizua në asnjë minutë nga trajneri Van Bronkhorst.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos