Ernest Muçi largohet nga Beshiktashi, por jo nga Turqia!

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 16:44 | Futboll

Ernest Muçi largohet nga Beshiktashi, por jo nga Turqia!

Ernest Muçi nuk do të jetë më lojtar i Beshiktash. Të paktën jo për këtë sezon futbollistik. Ylli i kombëtares shqiptare të futbollit është transferuar me formulë huazimi për një sezon dhe të drejtë blerje te rivalët e Superligës turke, Trabzonspor.

Muçi mbërriti sot në Trabzon, ku nga aeroporti përshëndeti tifozët dhe dha deklaratën e parë si lojtar i klubit kuqeblu.

Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën. Jam shumë i emocionuar për të dhënë kontributin tim për ekipin. Jam i hapur për të luajtur në pozicione të ndryshme. Jam një lojtar fleksibël dhe mendoj se kjo cilësi do të jetë një avantazh për ekipin. Kam folur me trajnerin. Kam besim tek ai dhe besoj se do të kemi sukses. Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”, u shpreh ish-sulmuesi i Tiranës.

Kujtojmë se Muçi ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Silvinjo për dy sfidat e shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë, por sulmuesi u largua nga grumbullimi pasi kishte disa shqetësime të vogla fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos