Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 18:43 | Kronikë

Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, një automjet me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit F. Z., si edhe pasagjerja që ndodhej në automjetin e tij, shtetasja M. D. Të dy janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos