Kombëtarja U21 përballë shqiptarëve të Gjermanisë, Gruda dhe Weiper në formacion

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 18:14 | Futboll

Kombëtarja U21 përballë shqiptarëve të Gjermanisë,

Përfaqësuesja U21 luan sot në “Elbasan Arena” një miqësore luksi, pasi përballë ka një ekip me shumë emër si Gjermania.

Në radhët e Gjermanisë bie në sy se titullarë në takimin e sotëm janë dy shqiptarët që ndiqen nga Sylvinho, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper, shkruan A2.

Ndërkohë, në radhët e ekipit tonë U21 ka vetëm një përfaqësues nga kampionati shqiptar, portieri Aron Jukaj.

Titullarë luajnë edhe lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja A, Fetai dhe Brruti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos