Kombëtarja shqiptare e futbollit është zhvendosur në Tiranë për të vijuar në kryeqytet përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Letoninë, sfide kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë po stërviten intensivisht pasi ky takim vlen shumë në rrugëtimin e tyre për një biletë në Kupën e Botës në Amerikë.
Sfida me Gjibraltarin i shërbeu teknikut Silvinjo për të parë disa lojtarë të rinj mirëpo në ndeshjen me Letoninë nuk ka justifikime. Siç e theksoi dhe ai vetë pas miqësores me Gjibraltarin, sfida me Letoninë ka një rëndësi maksimale dhe për këtë djemtë duhet të bëjnë çmos për të marr vetëm tre pikë.
Skuadra vijon përgatitjet me grupin që është i plotë dhe për fatin e mirë pa asnjë problem fizik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe janë gati për takimin e të martës.
Kujtojmë se deri më tani, Shqipëria ka luajtur 4 ndeshje dhe pozicionohet në vendin e dytë me 5 pikë, 1 më shumë se kombëtarja serbe por këta të fundit kanë dy ndeshje me pak se kuqezinjtë e Silvinjos. (A2 Televizion)