Pas ndeshjeve të Champions është radha e Europa League që të zbresë në fushë me të tjerë emra të mëdhenj të futbollit kontinental.
Gjysma e ndeshjeve në këtë turne nisin prej orës 18:45, ku mes ekipeve të angazhuara do të jenë Roma në trasfertën me Union Rojal, apo edhe Rejnxhërsi i Bajramit në fushën e Olimpiakos.
Gjithashtu luhet supersfida Gallatasaraji-Totenham. Në orën 21:00, duelet e mëdha do të vijojnë me përballjen ndërmjet Lacios dhe Portos.
Mançester Junajtid i ringjallur do të ndeshet me PAOK-un e Selanikut, ndërsa Ajaksi luan me Makabi Tel Aviv. (A2 Televizion)